Kryeministri Rama pret Presidentin ukrainas Zelenski në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është pritur nga Kryeministri Edi Rama në godinën qeveritare shqiptare gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë.

Zelensky ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në samitin Ukrainë – Europa Juglindore.

Rama dhe Zelensky do të zhvillojnë takim kokë më kokë dhe do të diskutojnë për çështje të ndryshme, si dhe do të bëhet takimi mes delegacioneve.

Masa të shumta policore dhe rrugë të bllokuara në kryeqytet janë pjesë e planit të masave të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për të garantuar rendin.

AXHENDA

Në orën 10:10 do të firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në orën 11:00 do të bëhet mbërritja e liderëve të shteteve në Pallatin e Kongreseve. Mes tyre do të jenë Presidentja e Kosovës, ai i Serbisë, Malit të zi, Maqedonisë së veriut, etj. ndërsa krerët e shtetit të Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë do të adresojnë fjalën e tyre nëpërmjet një videomesazhi.

Në orën 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit.

Në orën 13:00 do të bëhet foto familjare.

Kurse në orën 13:30, ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share