Kryeministri Rama i kerkon Vuçiqit njohjen e Kosovës

Kryeministri Rama dhe presidenti serb Vucic kane shfrytezuar mbledhjen e komunitetit politik evropian ne Moldavi per te shkembyer pikpamjet e tyre rreth situates ne veri te Kosoves

Rama shprehet pas takimit me ane te nje statusi ne faqen e tij ne facebook se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Rama.

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtues të tjerë europianë si dhe kryetarja e Komisionti Europian Ursula Von Der Leyen. Vete presidenti serb ka shkruajtur ne facebookun e tij;

“Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabiliteti”, thotë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka takuar pervec Ramës edhe presidentin e Francës Macron ndërsa u shpreh se Lajçak dhe Escobar mund të shkojnë në Beograd javën e ardhshme. Sipas tij protestat në veri do të ndalen kur të dorëhiqen kryetarët e katër komunave si dhe të largohen prej aty trupat policore kosovare./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share