Kryeministri Rama fton në podcast vajzën që tërhoqi turistët në fundin e botës

23-vjeçarja ka hapur agroturizëm në Dukagjin

Marjana Koçeku është reja e cila la Italinë për të investuar në agroturizëm pranë Drinit. Në podcastin “Falsim” gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama ajo rrëfeu se ka qenë studente e ekselence Shkencave Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, teksa zbuloi se çfarë e shtyu që të rikthehej për të hapur bujtinën “Neomalësorja”.

“Babin nuk e kam prej disa vitesh dhe ka qenë më e vështirë jetesa në ato vende. Nëna ishte gati më thoshte, “Po ti tani ccfarë do këtu?” Ne u lodhem për të dhënë një dorë, për të dhënë një mundësi më të mirë në Europë, t’u hapën disa dyer që nuk i hapen gjithkujt, tani do të kthehesh. A e ke menduar mirë? Se nuk ështe për të eksperimentuar kaq shumë. I thashë, unë e ndiej brenda meje këtë thirrje që unë dua të vij dhe të jetoj aty dhe po ia nis, e re jam në fund të fundit. Kam qenë 21 vjeçe. Dua të vij i thashë. Babi na ka lënë një kullë të jashtëzakonshme, edhe gjyshi na ka lënë një shtëpi po ashtu të vjetër. Isha me fat që jam rritur me turizëm.”

Duke folur për familjen e saj, Koçeku theksoi se për 5 vjet ata kanë qenë të vetmit që kanë operuar me turizmin në liqenin e Komanit.

“Mendoj që Dukagjini është një laborator i jashtëzakonshëm europian për këtë veçori. Folklori antropologjik natyror dhe etnografik. Rikthim tek rrënja është koncept që e fton sidomos rininë, njeriun në përgjithësi po sidomos rininë për t’i forcuar lidhjet me natyrën, për të njohur identitetin prej nga vjen dhe nëpërmjet të tërave ajo çfarë është. Kisha aftësinë brenda vetes për të ëndërruar se në këtë vend mundemi të zhvillojmë një turizëm fantastik, duke i qëndruar besnik identitetit tonë edhe kulturës edhe nuk ka nevojë të jetë me shtesa të jashtëzakonshme. Mundet të bëjmë diçka të bukur dhe të thjeshtë.”

Marjana pati dhe një thirrje për të rinjt shqiptarë për të investuar në vendin tonë.

“Mendoj që kush është i ri, kush ka energji, kush ka kapacitete fizike e mendore që t’ia vërë në dispozicion punës, kudo qoftë në emigracion, një pune të ndershme, ,por që është një punë me të ardhurat e zakonshme atje, e ka këtu në cilindo mal, në cilëndo luginë, në cilindo cep apo qoshe të humbur të Shqipërisë një copë tokë apo një gërmadhë dhe nuk i kushton vëmendjen dhe punën për të investuar, harron ose nuk kupton ose nuk ka parasysh diçka shumë të thjeshtë: fiton kështu më shumë se sa me atë punën e përditshme, të lodhshme, që është një punë që nuk e bën për kënaqësi por e bën se duhet të marrësh lekët që ti çosh në shtëpi, pa asnjë diskutim.”

Kryeministri Rama premtoi se do të shkojë në bujtinën “Neomalësorja”, teksa nuk munguan as batutat.

Rama tha se tashmë në Shqipëri turizimi po merr një tjetër dimension dhe se bizneset po zhvillohen dhe po përlqehen gjithmonë dhe më shumë nga turistët.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share