Kryeministri pajtohet se korrupsioni ”ngulfat” RMV-në në rrugën drejt BE-së

“NXIS TË GJITHË TË DENONCOJNË DUKURITË KORRUPTIVE”

Kryeministri Dimitar Kovacevski pajtohet se korrupsioni është problemi më i madh në vend dhe është dakort me Ambasadoren e SHBA-së, në Shkup, Ageler, e cila dje deklaroi se edhe pse vendi është duke bërë hapa drejt BE-së, megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk shënon progrese për shkak të korrupsionit.

“Lidhur me angazhimet e qeverisë, absolutisht nxis të gjithë ata që janë përballur me pratktika të caktuara kriminale dhe korruptive, që menjëherë të denoncojnë tek institucionet kompetente dhe për këtë të vendosin organet gjyqësore dhe të Prokurorisë, konform ligjeve në kuadër të kompetencave të tyre” – tha Dimitar Kovacevski.

Ambasadorja amerikane në Shkup, dje deklaroi se ulja e korrupsionit ka rëndësi jetike për Maqedoninë e Veriut, në të kundërtën pamundëson vendin që të bëjë progrese në kuptimin ekonomik, social, arsimor dhe strukturor.

Ndryshe, para dy muajve, USAID-i nisi fushatën për shënimin e 30-vjetorit të partneritetit. Ngjarja e djeshme në Shkup rrumbullaksoi aktivitetet që u zhvilluan në tetë qytete me moton “Inspirohu për të ardhmen”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share