Kryeministri Mark Rutte njofton tërheqjen nga jeta politike

Qeveria e Rutte u rrëzua pas mosmarrëveshjeve mbi emigracionin

Kryeministri holandez, Mark Rutte nuk do të kandidojë për një mandat të pestë në detyrë dhe do të largohet nga politika pas zgjedhjeve në nëntor. Të premten e kaluar, Rutte njoftoi dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeveritar pas mosmarrëveshjeve mbi politikat e emigracionit.

Vendimi i Rutte do të shënojë fundin e drejtimit të tij si udhëheqësi më jetëgjatë i qeverisë në historinë holandeze dhe më i moshuari në BE pas kryeministrit hungarez Viktor Orban.

56-vjeçari do të qëndrojë si udhëheqës i një qeverie të përkohshme derisa të formohet një administratë e re pas zgjedhjeve të ardhshme, një proces i cili në peizazhin e përçarë politik holandez zakonisht zgjat me muaj.

Koalicioni aktual qeverisës i Rutte, i cili erdhi në pushtet në janar të vitit 2022, ishte administrata e tij e katërt radhazi që kur ai u bë kryeministër në tetor të vitit 2010.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share