Kryeministri Kurti mirëpriti kryetarin e Komunës Strigari për bashkëpunim kulturor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa, një komunë arbëreshe në rajonin e Kalabrisë, Itali.

Gjatë takimit, Kurti shprehu kënaqësinë për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit kulturor mes komunave arbëreshe dhe atyre të Kosovës. Kryetari Baffa vlerësoi pritjen e ngrohtë dhe theksoi ruajtjen e traditës, kulturës dhe gjuhës arbëreshe për 600 vjet.

Diskutimet u fokusuan në projekte kulturore dhe organizimin e aktiviteteve për promovimin e kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe produktiv mes vendeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share