30 VJET MARRËDHËNI DIPLOMATIKE RMV – GJERMANI
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të Kancelarit gjerman, Olaf Sholc, gjendet për vizitë zyrtare në Berlin, njofton KlanM.
Në përbërje të delegacionit janë edhe Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Në kuadër të vizitës zyrtare, sic thuhet në njoftimin e Qeverisë, në selinë e Qeverisë gjermane parashihet pritje zyrtare me nderime shtetërore, takim midis Kryeministrit Kovaçevski dhe Kancelarit Olaf Sholc, si dhe takim dypalësh pune.
Fokusi kryesor i bisedimeve, sic njofton KlanM, do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi Maqedoni e Veriut – Gjermani, që këtë vit shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Tema tjera të bisedimeve, sic thuhet në komunikatën e qeverisë, do të jenë edhe mbështetja gjermane për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, procesi reformues drejt realizimit të standardeve të BE-së dhe cështje tjera aktuale nga aspekti I sigurisë rajonale dhe evropiane. /KlanMacedonia/