Kryeministri Kovaçevski u prit në Beograd me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Në ceremoninë me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Beograd u prit nga Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kovaçevski me ftesë të Bërnabiq ndodhet në vizitë zyrtare në Beograd dhe kryeson delegacionin qeveritar, me ministrat ai për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski.

Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministrja Bërnabiq realizuan një takim tet a tet.

Në fokus të bisedimeve janë marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, të cilat janë pa çështje të hapura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, i cili është i gjithanshëm dhe i zhvilluar mirë.

Në takim u bisedua për projekte të shumta që janë në vazhdim dhe u dakorduan për aktivitetet në periudhën e ardhshme në fushën e ekonomisë, kulturës, diasporës dhe fushave tjera.

Bashkëbiseduesit folën edhe për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe proceset e reformave dhe kushtet që vendet përpiqen të përmbushin për integrim sa më të shpejtë në BE.

Pas përfundimit të takimit tet a tet të të dy kryeministrave do të zhvillohet një mbledhje plenare e dy delegacioneve qeveritare dhe do të nënshkruhen disa dokumente dypalëshe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share