Kryeministri Kovaçevski sot merr pjesë në Forumin e 6-të të Paqes në Paris

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, bashkë me disa krerë shtetesh dhe qeverish, liderë të organizatave ndërkombëtare, figura me ndikim të biznesit ndërkombëtar, nga organizatat civile, nga unioni akademik do të marrin pjesë në hapjen e Forumit të 6-të të Paqes në Paris, njoftojnë shërbimet qeveritare.

Qëllimi kryesor i Forumit, siç thuhet, është të inkurajojë bashkëpunimin dhe kërkimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballet bota.

Në Forumin e Paqes në Paris, Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim me temë “Trajtimi i pabarazive dhe zbatimi i përshpejtuar i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në kuadër të vizitës së punës në Paris, Kryeministri Kovaçevski është paraparë të ketë takim bilateral me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejm O’Brajan./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share