Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Paris, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalimin e tij në orën 10:00 në margjinat e Konferencës së Përgjithshme të 42-të të UNESCO-s, e cila mbahet në selinë e UNESCO-s në Paris.
Në vizitën zyrtare në UNESCO, Kryeministri Kovaçevski do të pritet nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule.