Kryeministri Kovaçevski në Samitin e tretë të Bashkësisë Politike Evropiane në Granada të Spanjës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 05.10.2023 (e enjte) në Granada të Spanjës do të merr pjesë në Samitin e tretë të Bashkësisë Politike Evropiane. Në Samit marrin pjesë liderë nga gjithsej 47 vende, duke përfshirë 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, vende nga Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Në Samit do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Programi i Samitit përfshin seancë plenare dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çështjet aktuale për të ardhmen e Evropës.

Kryeministri Kovaçevski do të merr pjesë në seancën plenare dhe më pas me liderët e Suedisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Kroacisë, Lihtenshtajnit, Bullgarisë dhe Shqipërisë, si dhe me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian, do të merr pjesë në tryezën e rrumbullakët kushtuar tranzicionit digjital dhe inteligjencës artificiale. Në kuadër të Samitit të tretë të Bashkësisë Politike Evropiane, Kryeministri Kovaçevski parashihet të ketë takime dypalëshe me Kryeministrin e Holandës, Mark Rute dhe me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Komuniteti Politik Evropian është një platformë e koordinimit politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin, e cila synon të bashkojë liderët nga vendet evropiane në frymën e barazisë dhe unitetit dy herë në vit. Samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt në Pragë në tetor të vitit 2022, i ndjekur nga një samit në Kishinau, Moldavi, në qershor të këtij viti.

Gjatë vizitës e tij në Granada të Spanjës, Kryeministri Kovaçevski do të shoqërohet nga bashkëshortja Elena Kovaçevska. Bashkëshortja e Kryetarit të Qeverisë Kovaçevski, Elena, ka disa aktivitete në program në kuadër të Samitit, ndërsa do ta shoqërojë Kryeministrin Kovaçevski në darkën formale të organizuar nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share