Kryeministri Kovaçevski injoron pyetjet e gazetarëve

PYETET PËR FUNKSIONARËT E TIJ AI “I MSHON KAH KINA”

Kryeministri së bashku me Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të shoqëruar nga ambasadori Evropian, dolën për ta prezantuar strukturën e ekipit që do të jetë i angazhuar në negociatat me BE-në.

Shpjeguan procedurën për adaptimin e ligjeve të Maqedonisë me legjislaturën evropiane, por në pyetjet e gazetarëve, kur duhej Kryeministri të përgjigjet dhe të merr përgjegjësi për veprimet e ministrave të tij, mungoi sjellja evropiane.

Për këtë çështje duhet të drejtoheni tek Ministri i punëve të jashtme. Ju faleminderit.

Dita e tretë që po pyes ndoshta më në fund do të marr përgjigje konkrete. Sa para nga buxheti u ndanë për këto katër ditë të Open Balkan në Beograd dhe sa të punësuar të Qeverisë ishin atje?

Konsideroj se vetëm kështu ky rajon mund të ecë para.

Nuk keni shifra?

Unë mund ta lus kabinetin tim, sa ishim ne 3,4 kurse tjerat Ministri në përputhje me aktivitetet e tyre mund që t’iu informojnë.

Ia tërhoqëm vëmendjen të parti të ekzekutivit se opinionit i duhet përgjigje të sakta, ashtu siç janë pyetjet e sakta.

Kryeministër, ndoshta nga PR – shërbimi juaj u kanë thënë se po e bëni këtë shumë mirë, po shtoni elemente që janë absolutisht të panevojshme duke i ikur përgjigjes që na duhet neve dhe këtë po e bëni gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është sjellje evropiane. Është sjellje evropiane që të merret përgjegjësi kur gabohet.

Presim nga ju përgjigje konkrete, si Kryeministër, si shef i atyre ministrave që keqpërdorin pozitën për punësime dhe për gjëra tjera e jo shtimin e elementeve që për neve si gazetarë por besoj edhe për opinionin janë të parëndësishme. Besoj se do të pajtoheni se vetëm adaptimi i ligjeve tona me ato evropiane është një pjesë, duhet edhe sjellje evropiane, marrje të përgjegjësisë kur duhet të merret.

Por Kryeministri vazhdoj të luaj rrolin e tij, nuk din asgjë ose pret që Zëvendëskryeministrja e angazhuar për qeverisje të mirë ti mbledh të gjitha informatat.

Unë nuk kam informacione dhe detaje, por ja do të interesohem.

Në lidhje me Ministrin për vetëqeverisje lokale, tanimë Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë ka kërkuar që të dorëzon të gjitha detajet. Pasi të mblidhen të gjithë informatat për personat e angazhuar, për shumat dhe kriteret normalisht që ajo do të përgatit raportin dhe në bazë të këtij raporti do të merren hapat tjerë.

Në muajin e kaluar, në media u publikuan raste ku dyshohen për keqpërdorime të pozitës dhe buxhetit shtetëror disa funksionarë. Deri më tani, ka vetëm një paralajmërim për shkarkimin e drejtoreshës së Inspektorati sanitar dhe shëndetësor, e sa i përket ministrave, heshtje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share