Kryeministri izraelit: Nëse kërkohet, ne do nisim mision shpëtimi për të ndihmuar Marokun

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngushëlluar Marokun për humbjet që shkaktoi tërmeti që la të vdekur mbi 2 mijë persona.

Në një takim të kabinetit izraelit, ai u kujtoi ministrave numrin e të vdekurve nga ky tërmet, transmeton klankosova.tv.

“Shteti i Izraelit do t’i japë të gjithë ndihmën e mundshme Marokut, duke përfshirë, nëse kërkohet, një mision shpëtimi që është gati për t’i ndihmuar ata”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Shteti i Izraelit qëndron përkrah Marokut në këtë kohë të vështirë”, citon Al Jazeera të ketë thënë Netanyahu .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share