Netanyahu, probleme me dehidratimin
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u shtrua me urgjencë në spital këtë të shtunë.
Zyra e tij e shtypit tha se 73-vjeçari kishte pasur marramendje dhe dehidratim dhe se nuk kishte ndërmend të dorëzonte pushtetin.
Edhe vetë Kryeministri publikoi më vonë një video në rrjetet sociale ku tha se ndihej më mirë.
Netanjahu, udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit tha se ishte me pushime në Detin e Galilesë ku ishte goditur nga i nxehti.
Tv Klan