Kryeministri grek Mitsotakis vizitë në Shqipëri, mbërrin në Himarë me helikopter

Pas 2 muajsh ftesë publike nga kryeministri Edi Rama, vizita e homologut grek Kiriakos Mitsotakis ka nisur nga Himara ku ka mbërritur me helikopter për të vazhduar më pas në Derviçan.

Kjo është vizita e dytë e Mitsotakis në Shqipëri brenda një harku të shkurtër kohor prej dy javësh, por kësaj here zyrtarisht i kushtohet çështjes së minoritetit grek në Shqipëri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri grek mori pjesë në samitin e të 6 Dhjetorit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Mitsotakis pati takime të veçanta me kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj dhe në fokus të bisedimeve të tyre ishte çështja e mbetur pezull e paktit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share