”Kryeministër i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore” – vazhdojnë reagimet

RAMA: ËSHTË PËR TË QESHUR DHE QARË HISTERIA E DISAVE NË SHKUP

Disa e quajtën shaka pa kripë, disa ironi e tallje, të tjerët fyerje dhe poshtërim. Kanë vazhduar edhe sot reagimet, pas videos së publikuar të shtunën, ku shihet se si kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin e quan “Kryeministër i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore”.

Kryeministri Shqiptar është shprehur se në atë mënyrë ka ironizuar bllokadën, siç e quajti ai, të shëmtuar, ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë, raporton KlanMacedonia.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve” – tha Edi Rama

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë përsëritur se Dimitar Kovaçevski nuk duhej të lejojë poshtërime të tilla ndaj vendit dhe përveç kërkimfaljes, kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

“Kjo sjellje e Kovaçevskit është e turpshme dhe e mjerë. Për një fyerje të tillë të vendit të vetë ai jo vetëm që detyrohet të kërkojë falje por edhe të ofrojë dorëheqje si akt përgjegjësie për turpin e shkaktuar në skenën ndërkombëtare. LSDM është ajo që detyrohet për kërkimfalje për këtë sjellje të Kovaçevskit, por ata vendosën që ta mbrojnë.” – tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE.

Por nga LSDM theksojnë se VMRO-DPMNE duhet të kërkojë dorëheqjen e kreut të saj, Hristijan Mickoski, I cili mori pjesë në kongresin e EPP në Roterdam ku u miratua rezolutë e cila është në kundërshtim me rezolutën ku janë të përfshira qëndrimet maqedonase.

“VMRO-DPMNE fillimisht duhet të kërkojë dorëheqjen e Hristijan Mickoskit, ai është personi I cili morri pjesë në Roterdam në kongresin e EPP, ku është miratuar rezolutë në të cilën janë të vendosura pozicionet bullgare, pikërisht Hristijan Mickoski është ai që duhet të kërkojë falje nga qytetarët dhe duhet të jep dorëheqje.” – deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Ndryshe, në videon që ka qarkulluar të shtunën, shihet si para darkës pas Samitit të vendeve të procesit të Evropës Juglindore, kryeministri grek, njëherësh edhe nikoqir, Kirjakis Micotakis i’a prezanton kancelarit gjerman mysafirët e lartë. Kur erdhi rradha tek kryeministri i Maqedonisë së Veriut, pas prezantimit formal, kryeministri Rama bëri një ndërhyrje ku me të qeshur tha se ky është “Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore”, pas çka vijuan të qeshura nga të pranishmit dhe bashkë me ta qeshi edhe Kovaçevski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share