KRRE: Publikohet kalkulatori për llogaritjen e shpenzimeve të rrymës

BISLIMOVSKI: RMV ËSHTË SHTET I VARFËR ENERGJETIK

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka publikuar kalkulator, përmes së cilit qytetarët do të mund vet të verifikojnë se sa shpenzojnë dhe paguajnë energji elektrike me sistemin aktual dhe sa do të paguajnë nëse vendoset sistemi i ri tarifor me blloqe.

“Edhe në periudhën e ardhshme do t’i pranojmë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet dhe ato vetëm se mund të shkojnë në drejtim të rritjes së shtrirjes së blloqeve dhe jo të uljes. Me këtë sistem tarifor nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet në sektorin elektro energjetik, por nuk do të mund të zgjidhen edhe probleme të cilat vet konsumatorët nuk i kanë zgjidhur 30 vitet e kaluara”, deklaroi Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski

Ai tha se, bllok tarifat do të vlejnë vetëm gjatë tarifës së lartë ditore, përkatësisht shpenzimi gjatë periudhës së tarifës së lirë nuk do të hyjë në blloktarifat. Bislimovski po ashtu theksoi se, Maqedonia e Veriut është një shtet i varfër energjetik.

“Naftë nuk kemi, gaz natyror nuk kemi, kemi hidroenergji prej të cilës varemi nga Zoti. Për qymyrin, prodhimin e termo elektranave duhet të shfrytëzohet derisa e kemi, por çmimi i prodhimit me këtë cilësi të qymyrit do të rritet. Gjithashtu, në mënyrë shtesë importohet qymyr. Kjo periudhë tejkalohet me investime në foto-voltaikë”,deklaroi Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski

Kujtojmë se, Komisioni Regullator i Energjetikës po shqyrton mundësitë e ndryshimeve të sistemit tarifor që ka të bëjë me furnizuesin universal të energjisë elektrike. Në këtë drejtim, propozohet që të shkohet me katër bllok tarifa, përkatësisht ky sistem parasheh çmime të ndryshme për amvisëritë varësisht se sa shpenzojnë energji elektrike. KRRE pretendon se, sipas sistemit të ri, 87 përqind e amvisërive do të kenë reduktim të harxhimeve të energjisë elektrike gjatë dimrit, ndërsa në muajt e verës te 92 përqind e konsumatorëve do të kenë reduktim të harxhimeve dhe fatura më të lira, ndërsa te të tjerët shuma më të lartë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share