Amvisëritë që kanë marrë llogari më të larta për rrymën elektrike për muajin janar për shkak se ishin transferuar në bllokun e katërt tarifor, duhet të kërkojmë përmirësime – thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Nga KRRE thonë se EVN Home është i obliguar që t`i korigjojë llogaritë e rrymës dhe të bëjë shpërndarjen adekuate sipas blloqeve konform historiatit të konsumit mesatar gjatë tri periudhave të llogarive.
“Nëse konsumatori nuk është I kënaqur nga përgjigja ose nuk merr përgjigje në afatin ligjor prej 8 ditëve, ka të drejtë ankese në KRRE si organ I shkallës së dytë. Për ankesë në KRRE nuk ka një formë të vecantë/formular dhe duhet të dorëzohet kopje e ankesës në EVN Home, përgjigja e kompanisë dhe kopje e llogarisë ndaj së cilës është parashtruar ankesa” – thonë nga KRRE.
Ankesa mund të dorëzohet në arkivën e KRRE-së ose përmes e-mailit:
erc@erc.org.mk dhe potrosuvaci@erc.org.mk.
Nga 1 janari, çmimi i rrymës për konsum mesatar në të katër blloqet është rritur për më pak se 1% respektivisht 0.92%.
Konkretisht në bllokun e parë çmimi është rritur për 0.68%, derisa në të dytin për 0.90%.