RRITET CMIMI I RRYMËS ELEKTRIKE
Pas informacioneve se cmimi i rrymës elekrike do të rritet, qytetarët kërkojnë ulje të cmimit të rrjetit përcues, por kreu I KRRE-së thotë se nuk do ketë ndërhyrje deri në fund të vitit e si pasojë paralajmëron për fatura më të larta nga muaji i ardhshëm.
Në prag të publikimit të cmimit të rri të rrymës elektrike, kreu i Komisionit Rregullator të energjetikës Marko Bislimovski thotë se për momentin nuk është e mundur ulja e cmimit të rrjetit përcues. E kjo do të reflektojë dukshëm në faturat e muajve të ardhshëm.
”Në këto momente nuk është e mundur ndërhyrja në cmimin e rrjetizimit sepse këtë e bëjmë zakonisht në fund të vitit…nëse ndërhyjmë në uljen e cmimit të rrjetit përcues do të duhet që ta rrisim cmimin e tarifës së lirë për 15 %, shumë shtete të botës e pothuajse të gjitha të rajonit e përdorin këtë metodologji dhe këto tarifa, mos I dëgjoni desinformatat se vetëm në RMV paska tarifa të këtilla për përcimin e rrjetit elektrik” – tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.
Bislimovski përmendi edhe cështjen e bukëpjekësve ku tha se kompanitë më të mëdha të cilat sigurojnë më shumë se 90 përqind të tregut nuk do të jenë të prekur nga rritja e cmimit të rrymës pasi të njëjtat nuk kanë qënë kurrë të lidhura me rrjetin universal të rrymes dhe si rrjedhojë nuk do të shtrejtohet buka. Nga ana tjetër, humbja e ujit në RMV është në nivëlin më të lartë në rajon, shtoi Bislimovski, me mbi 62-63 përqind. /tvklan.mk/