KRRE: Nga dhjetori tarifa e lirë ditore nga 13.00 – 15.00!

MBETET NË FUQI EDHE TARIFA E LIRË E NATËS NGA 22.00 – 07.00

Komisioni rregiullator për Energjetik ka vendosur që amvisëritë tarifën e lirë ditore të energjisë elektrike mund ta shfrytëzojnë nga ora 13.00 deri 15.00, duke filluar nga dhjetori, njofton Klan M.

Fillimisht u paralajmërua se tarifa e lirë ditore për rrymën elektrike do të nis me fillimin e sezonit të ngrohjes, por KRRE-ja dhe EVN-ja kanë arritur marrëveshje që ky benefit të nis nga dhjetori.

“Tarifa e lirë ditore do të fillojë në dhjetor, qytetarët mund ta shfrytëzojnë gjatë periudhës nga ora 13.00 deri 15.00. Mbetet në fuqi edhe tarifa e lirë e natës nga ora 22.00 deri 07.00 të mëngjesit” – thonë nga KRRE.

Tarifa e lirë ditore ishte hequr nga KRRE-ja në janar të vitit të kaluar me arsyetimin se gjatë krizës energjetike kjo masë do t`I kushtojë shtetit shuma të mëdha të mjeteve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share