Kroatët gjejnë “trukun” për t’i shpëtuar vapës

Mijëra turistë dhe vendas mbulohen me baltë, besojnë se ka veti të mira për lëkurën

Në vend që të vendosin kremin kundër diellit, vendasit dhe turistët në Kroaci po zhyten në baltë një truk i vjetër që po përhapet masivisht në Evropë e cila po përjeton një valë rekord të të nxehtit. Balta në plazhin Nin në Kroaci mund të përdoret si një zëvendësues i kremit të diellit dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.

“Vendosa për baltën për shkak të problemeve që kam me lëkurën. Nëse nuk do të ndihmonte, nuk do të kisha ardhur këtu për 20 vite me radhë. Nuk mund ta krahasoj me faktorin mbrojtës të kremit kundër diellit. Me baltën nuk ka asnjë shans të digjem nga dielli prandaj nuk kam asnjë problem. A është perfekt për sa i përket rezultateve? Pas një kohe të caktuar, ju patjetër që do t’i ndjeni këto përfitime por a është e mundimshme, sigurisht që është pak”.

Nuk janë vetëm kroatët që shpresojnë se mbulimi me një shtresë të trashë balte do ta mbajë lëkurën e tyre të sigurt nga dielli.

Turistët nga Austria, Lituania, Polonia dhe Sllovakia janë gjithashtu në mesin e shumë personave që përballen me diellin e fortë të verës dhe që përpiqen të gjejnë mbrojtje në këtë mënyrë jo fort të zakonshme.

“Balta është e përkryer për lëkurën dhe është më e mirë se kremi kundër diellit. Gjithashtu është e përkryer për të nxehtin”.

Mjekët kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë brenda dhe të pinë shumë lëngje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share