Kroacia mbështet Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, mori pjesë në takimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Vjenë. Në këtë takim, Kroacia konfirmoi mbështetjen e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Diskutimet përfshinë bashkëpunimin ekonomik dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kroacia gjithashtu theksoi rëndësinë e diversifikimit të burimeve të energjisë në rajon. Kosova gjithashtu ishte pjesë e këtij takimi, e përfaqësuar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share