Kroacia deri vitin e ardhshëm hyn në eurozonë

ME EURO NË VEND TË KUNAVE, DO TË BËHET ANËTARJA E 20-të E BLLOKUT

Bashkimi Evropian sot do t’i mënjanojë pengesat e fundit për pranimin e Kroacisë në eurozonë. Ky është zgjerimi i parë i bllokut financiar pas pothuajse pas një dekade. Ministrat e financave në takimin e sotëm, i dedikuar inflacionit të përshpejtuar në kontinent, do të miratojnë tre ligje të cilat e hpin rrugën e Kroacisë më 1 janar të vitit 2023 të bëhet anëtarja e 20-të e eurozonës dhe e para në Ballkan pas Greqisë. Vendosja e euros si valutë për pagesa për vendet anëtare të BE-së do të thotë mundësi për përfitime ekonomike, por edhe politike, të cilat kryesisht dalin nga  lidhjet më të ngushta financiare në bllok dhe mbështetja nga Banka Qendrore Evropiane. Për Zagrebin zyrtar kjo është ditë historike.

Kyçja në eurozonë do të thotë se banorët e 19 vendeve anëtare të bllokut, për momentin mbi 340 milionë, gjatë vizitës në Kroaci nuk do të kenë nevojë të këmbejnë para në kuna, valuta kroate vendase, por do të paguajnë me euro. Hyrja në bashkësinë monetare përveç përfitimeve ekonomike, do të sjellë edhe përfitime politike, sepse euroja konsiderohet si projekti më ambicioz për integrim të vendeve anëtare të BE-së, por edhe ulje në tryezën kryesore në të cilën merren vendimet. Kjo është ditë historike, deklaroi Ministri kroat i financave Zdravko Mariq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ditë e madhe për Kroacinë, madje do të them ditë historike. Pjesa formale për anëtarësim është kah fundi. Sot do të bëhet e ditur edhe kursi i konvertimit. Do të mund të aktivizojmë dispozita të caktuara të ligjit tonë për euron. Do të fillojmë me shfaqje vullnetare, ndërsa nga 5 shtatori edhe me shfaqje të dyfishtë të obligueshme të çmimeve. Githë kjo është planifikur mirë. Ky është lajm i mirë edhe për Kroacinë edhe për eurozonën. Përndryshe ka shumë pasiguri edhe spekulime në këtë moment.” deklaroi Zdravko Mariq, Ministër i Financave Kroaci

Eurozona është krijuar në vitin 1999, me pjesëmarrjen e 11 shteteve, në mesin e të cilave edhe Gjermania dhe Franca. Deri më tani ka pasur shtatë zgjerime, duke filluar nga Greqia, e cila u kyç në vitin 2001. Pikërisht anëtarësimi në eurozonë vendit më jugor në Ballkan i ndihmoi të dalë nga kriza e thellë financiare në të cilën u fut në vitin 2008, duke e lëkundur gjithë bllokun. Kjo autoriteteve në Athinë u ndihmoi të vendosin diciplinë financiare sipas rregullave dhe kontrolleve të rrepta të zonës. Në tre zgjerimet e fundit u kyçën edhe vendet Baltike, ndërsa në fazë të përgatitjes është edhe Bullgaria. Anëtarësimi në eurozonë nënkupton plotësimin e pakos së tërë të kushteve ekonomike – para së gjithash inflacion i ulët, financa publike të hapura, raport stabil të valutave dhe shpenzime të kufizuara për hua. Kroacia konsiderohet vend relativisht i vogël dhe i varfër, me popullatë rreth katër milionë banorë dhe të ardhura për frymë prej 13 mijë e 460 euro, që është gjysma e mesatares evropiane, kështu që hyrja në eurozonë nuk pritet të shkaktojë implikime ekonomike ndërkombëtare./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share