Kroacia planifikon të blejë 50 tanke të reja gjermane Leopard 2A8.
Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duhet të nënshkruajnë sot në Berlin një letër për blerjen e këtyre tankeve për nevojat e Forcave të Armatosura kroate.
Republika Federale e Gjermanisë ka ftuar Kroacinë që t’i bashkohet programit gjerman të blerjes së tankeve Leopard 2A8, gjë që do të theksohet në këtë letër, transmeton Telegrafi.
Kroacia do t’i dërgojë Ukrainës 30 tanke M-84 dhe 30 automjete luftarake të këmbësorisë M-80. Gjermania më pas do të kompensojë Kroacinë për ato automjete, duke ulur çmimin total të Leopard 2A8 të ri.
Ushtria kroate aktualisht ka në përbërjen e saj rreth 70 tanke M-84, të janë në gjendje të mirë dhe mirëmbahen rregullisht. Vlera e saktë e kësaj blerjeje, si dhe afati kohor i dorëzimit, nuk dihen ende.