Deputeti nga radhët e Partisë e Majta, Borislav Krmov, nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje mandatarit Hristijan Mickoski që të bëjë betimin pa përmedur emrin kushtetues të vendit.
Së pari dhe më kryesorja, ju përsëritët mbiemrin Veri dhe thatë se tani do të shqiptoni emrin gjoja të ri. Në një emision ke thënë se do të sakrifikosh edhe mandatin – as që ke dashur të thuash se cili është mbiemri i ri, ke bërtitur se nuk do ta shqiptoje dhe tani pretendon dhe thua vetë se do të bëni betimin me atë mbiemër. Ja unë ju bëj thirrje, që mos jetë se nuk e mbani fjalën, keni kohë për të dhënë dorëheqe, për ta mbajtur fjalën” – tha Borislav Krmov, deputet i partisë e Majta.