Kriza në Lindjen e Mesme/ Plagosen pesë ushtarë amerikanë në Irak – Nuk dihet nëse është hakmarrje e Iranit!

Teksa tensionet në Lindjen e mesme po rriten për shkak të frikës për për një përshkallzim të konfliktit, të paktën pesë  ushtarë amerikanë janë plagosur në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak .

Dy raketa  u hodhën në bazën ajrore al Asad në perëndim të Irakut.Ende nuk dihet nëse sulmi ishte i lidhur me kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit. Milicitë irakene  të mbështetura nga Irani kanë rifilluar sulmet ndaj bazave që strehojnë forcat amerikane në Irak dhe Siri.Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin diskutoi për sulmin me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant .

Për sulmin në bazën ajrore janë infromuar  presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris, të cilët diskutuan rreth përgjigjes së SHBA.

Irani nuk po kërkon të përshkallëzojë tensionet  në rajon , por beson se duhet të ndëshkojë Izraelin për të parandaluar destabilitetin e mëtejshëm.Kështu thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme që thekson se një hakmarrje ndaj Izraelit  për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Hanje është e pashmangshme.

Nasser Kanaani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen ndaj Izraelit, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar  në ruajtjen e stabilitetit në rajon. Për presidentin palestinez Mahmud Abbas vrajsja e liderit të Hamasit kishte për qëllim të zgjaste konfliktin në Gaza. Në një intervistë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA të martën, Abbas tha se ai e konsideron vrasjen e Haniyeh një zhvillim të rrezikshëm në politikën izraelite”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share