Kriza energjetike ngadalëson ekonominë botërore

OECD: Inflacioni në Eurozonë dhe SHBA rritet me mbi 1% gjatë vitit 2023

Thellimi i krizës së energjisë, për shkak të çrregullimeve që ka krijuar sulmi rus në Ukrainë pritet t’i ngadalësojë edhe më tej ritmet e rritjes ekonomike globale.

Paralajmërimi vjen nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD që në raportin e saj më të fundit parashikon rritje të inflacionit dhe reduktim të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto përtej parashikimeve.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shteteve të Bashkuara pritet të bjerë në 0.5%, ndërsa ai i eurozonës në 0.25% gjatë vitit 2023. Parashikohet që kriza energjetike të reduktojë prodhimin në ekonomitë e mëdha gjatë periudhës së dimrit.

Inflacioni pritet të rritet më tej me 1.25 pikë përqindjeje në eurozonë dhe 1.5 pikë përqindjeje në SHBA gjatë vitit të ardhshëm. Efektet më të ulëta negative pritet t’i ketë Kina, sipas OECD-së. Në total, rritja ekonomike globale do të ngadalësohet në 2.2%.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share