Kriza ekonomike zbeh Krishtlindjet në Siri

Rritja e çmimeve dhe ato të karburantit po përkeqësojnë situatën në Damask ku shumë familje po racionojnë shpenzimet

Sirianët po përjetojnë një Krishtlindje të zymtë këtë vit pasi kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve të karburantit po shtojnë vuajtjet për për këtë sezon festiv.

Mungesa e madhe e karburantit e detyruan shtetin të racionojë shpërndarjen e tij, kompanitë telefonike kanë shkurtuar aksesin në rrjet dhe institucionet miliona publike janë urdhëruar që të shkurtojnë javët e tyre të punës. Një situatë e përkeqësuar ekonomike për shkak të sanksioneve ka bërë gjithashtu presion ndaj familjeve që të racionojnë shpenzimet e tyre gjatë Krishtlindjeve.

“Është bërë e vështirë, marrja e nevojave për Krishtlindje është gjithashtu e vështirë. Kjo festë ka nevojë për energji elektrike ashtu sikurse edhe gatimi , por  ne po përpiqemi t’i mbajmë fëmijët të lumtur dhe të bëjmë çmos që ata të mos e ndiejnë këtë ndryshim, por diçka mungon. Ne përpiqemi t’i nxjerrim jashtë, të blejmë gjërat e nevojshme dhe dhuratat e Krishtlindjeve, por nuk është faji i tyre.”

Tabelat në disa dyqane tregojnë deri në 50 për qind shitje në kryeqytetin Damask për të tërhequr më shumë klientë, por pronarët e  dyqaneve shprehen se çdokush e ndjen rënien e kërkesës.

“Para së gjithash, gjithçka është e shtrenjtë dhe kjo po vret njerëz. Njerëzit janë të trishtuar, asgjë nuk i bën ata të lumtur. Vit pas viti, kjo stinë po bëhet gjithnjë e më pak festive. Ky vit është ndryshe nga viti i kaluar, dhe viti i kaluar ishte ndryshe nga ai i mëparshmi etj. Sivjet nuk ka kërkesa kaq të mëdha për dhurata dhe dekorime si dikur.”

Infrastruktura shtetërore e Sirisë është shkatërruar nga lufta, pas një kryengritje kundër presidentit Bashar al-Assad në vitin 2011 dhe që atëherë kanë humbur jetën më shumë se 350,000 njerëz, sipas Kombeve të Bashkuara.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share