Kriza e jetesës në mendjet e votuesve grekë

Dy liderët e partive kryesore kanë premtuar rritje të pagës minimale dhe pensioneve

Kriza ekonomike  ka qënë në qendër të fushatës zgjedhore në Greqi.

Partitë në vend janë përpjekur të joshin votuesit me premtimet për të rritur pagën minimale si dhe për të krijuar vende pune.

Sinkron

Ne jemi pronarë biznesesh, duam që fituesi të na ndihmojë me biznesin tonë, me situatën tonë financiare, që të mund të mbijetojmë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis rriti para 3 javësh pagën minimale në 713 euro ose 7 %.  Pavarsisht rritjes dy herë nga qeveria , për qytetarët kjo nuk është e mjaftueshme.

Sinkron

Dua një jetë më të mirë dhe më të lirë, po ndihemi shumë të ngarkuar nga shumë gjëra, njerëzit nuk po jetojnë më mirë. Në fusha të tilla si demokracia, liria, jeta e përditshme, dinjiteti, kushtet e punës, ne po kthehemi shumë shpejt prapa, duhet të përpiqemi dhe të bëjmë diçka”.

Rivali i Mitostakis , Alexis Tsipras, i cili qeverisi gjatë periudhës 2015-2019, është zotuar gjithashtu të rrisë pensionet dhe pagën minimale.

Por ankesat për korrupsionin ndaj qeverisë së Mitsotakis dhe politikat kundër migracionit kanë qenë në qëndër të fushatës së Tsipras. Ai ka thënë se Greqia duhet të bëhet një vend normal evropian”.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share