MINISTRIA E JASHTME E HOLANDËS DO TË ZËVENDËSOJË KOPIN ME NJË DIPLOMAT TJETËR
Kritikat e ashpra të ambasadorit holandez sa i përket ngecjes së vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe rrugës së vendit drejt Bashhkimit Evropian ka nxitur reagime edhe te partitë opozitare. Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se, këto kritika janë konfirmim se gjyqësori është partizuar dhe politizua.
“Ambasadori i Holandës vetëm e konfirmoi atë që ne e flasim me vite se, nuk sundon ligji, se gjyqësori është i partizuar, ushtrohen presione ndaj gjykatësve, zgjidhen gjykatës partiak dhe prokurorët zgjidhen në këshillin gjyqësor” – tha Hristijan Mickoski, Lider i VMRO – DPMNE-së.
Ndërsa sipas Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Bashkimi Evropian përmes Ambasadorit holandez bëri të ditur që BDI është bërë frenuesja kryesore e integrimit të vendit në BE.
“Takimi i djeshëm i ambasadorit të Holandës, shkëlqesisë së tij Dirk Jan Kop dhe Ali Ahmetit, si dhe porosia e përçuar në këtë takim nga ambasadori, edhe njëherë e bëri me dije para opinionit të gjerë se BDI është pengesa e vërtetë për integrimin e vendit në BE, me gjitha veprimet e tyre anti-europiane, anti-demokratike e me skandalet e tyre të njëpasnjëshme korruptive” – tha Izet Mexhit, LEN.
Ambasadori Holandez në Shkup, Dirk Jan Kop, së shpejti do të largohet nga vendi dhe do të rikthehet në Holandë ku edhe e pret pensionimi nga diplomacia holandeze.
Ambasadori Kop do të zëvendësohet nga Ministria e Jashtme e Holandës me një dipolomat tjetër dhe tashmë ky propozim ka arritur në Shkup. Ambasadori Kop ishte mbështetës i madh i Katica Janevës dhe Prokurorisë Speciale që përfundoi me skandalin prej 1.5 milion euro ryshfet nga Orce Kamçevi, i cili u përfshi në listën e zezë amerikane të shpallur nga Departamenti i Shtetit. /KlanMacedonia/