Kristjan Asllani vazhdon në Interin: “Jam këtu për sezonin tjetër”

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të vazhdojë të luajë për Interin, të paktën edhe për një sezon tjetër. Ai ka qenë në qendër të spekulimeve për një largim, por klubi zikaltër është i vendosur të mbajë lojtarin. Fiorentina ishte një nga klubet që tregoi interes për Asllanin, por Interi e ka refuzuar çdo ofertë.

Asllani, i cili ka 22 vjet, është shikuar si zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu. Klubi i kampionëve të Italisë beson se ai ka potencial për të kontribuar në të tashmen dhe të ardhmen. Pritet që Asllani të ketë më shumë minutazh në fushë.

Në Itali, drejtuesit e Interit janë të bindur se nuk duhet të largohen nga Asllani, përveç nëse vjen një ofertë e jashtëzakonshme që do t’i bënte ata të rishikojnë situatën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share