Kristjan Asllani tremb Sylvinhon, mesfushori dëmtohet në kofshën e djathtë

Inter spektakël ndaj Frosinones së Çuni

Kristjan Asllani tremb trajnerin Sylvinho në prag të dy përballjeve vendimtare drejt Euro2024. Mesfushori i kombëtares kuqezi mungoi për arsyeje dëmtimi në fitoren që Interi mori në kampionat 2-0 ndaj Frosinone për të ngritur kështu alarmin. Sipas mediave italiane, 21-vjeçari ka pësuar një tendosje të lehtë në kofshën e djathtë çka e la jashtë skuadrës zikaltër. Në dilemë mbetet prezenca në kombëtaren shqiptare, duke shtuar kështu dhimbjet e kokës për Sylvinhon.

Asllani shikoi spektakël në fitoren e Interit ndaj Frosinone, në radhët e të cilëve u aktivizua sulmuesi i kombëtares, Marvin Çuni. Federico Dimarko zhbllokoi takimin me një perlë të jashtëzakonshëm. Lojtari i krahut lëshoi një silurë të vërtetë nga mesi i fushës, rreth 60 metra për të kapur në befasi portierin kundërshtar dhe u bërë mbrojtësi i dytë në 5 kampionatet kryesore të Europës që shënon dhe asiston të paktën dy herë në katër sezonet e fundit. Ekzekutim perfekt, por që ka hapur debat nga mënyra e realizimit. Për të shuar dyshimet se gjithçka ndodhi papritur mendoi vetë mbrojtësi zikaltër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në fillim pashë Dumfrajs, pastaj pashë portierin jashtë portës, duke goditur. Shyqyr shkoi në rrjetë, përndryshe do të kisha marrë shumë ofendime që as nuk i kisha imagjinuar. Është një nga golat më të bukur të shënuar nga unë.”

Për të konsoliruar fitoren e Interit mendoi sërish Hakan Çahanollu. Mesfushori u tregua i saktë nga penalltia, për të qënë ai që shënon më shumë në Ligat kryesore të kontinentit, 5 deri më tani dhe 9 në total me fanellën zikaltër. Fitorja e katërt radhazi në kampionat për Interin që rimerr kreun e Serie A, për të lënë pas Juventusin. Pas 12 javësh, skuadra e Simone Inzaghi numëron 31 pikë. /Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share