Kristijan Toshevski firmos kontratë njëvjeçare me FC Shkupi

Menjëherë pas kthimit nga Ohri, drejtuesit e FC Shkupi sot kanë prezantuar prurjen e tyre më të re. Bëhet fjalë për mbrojtësin 29 vjeçar Kristijan Toshevski, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Tiranës në Superligën Shqiptare, me të cilin ekip ishte bashkuar që nga viti 2020, ku ka  pasur  84 paraqitje. Toshevski me ekipin nga Çairi ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

 Më vjen mirë që po kthehem në kampionatin vendor, në veçanti te ekipi i Shkupit. Shpresoj se do ti arrijmë qëllimet e larta të pronarit tonë, ajo është ta kthejmë titullin në Çair dhe të hyjmë në grupet e Ligës së Konferencës, është shprehur Toshevski,

Toshevski i cili është emër i njohur i futbollit vendor, numëron 116 paraqitje në ekipin e Teteksit, Pelisterit dhe Vardarit, ndërsa ka edhe nëntë ndeshje me përfaqësuesen A  të Maqedonisë Veriut .

Kristijan Toshevski bëhet përforcimi i tretë i FC Shkupit pas Arbi Voshës, sllovakut Michal Pinter. Ekipi më 16 qershor  do të udhëtojë në Bollu të Turqisë ku do ta  zhvilloë fazën kryesore të përgatitjeve për garat evropiane në Ligën e Konferencës.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share