MPB: GJOBAT ARRIJË DERI NË 500 EURO APO BURG DERI PESË VITE
Kjo gëzhojë ka rënë në ballkonin e një banori në Kondovë të Shkupit. Personi deshi të mbetet anonim por plumbi “qorr” ka tmerruar atë dhe familjen e tij. Edhe pse në afërsi ka pasur fëmijë dhe njerëz për fat të mirë nuk ka të lënduar apo edhe dëme materiale.
Të shtënat me armë zjarri janë tashmë janë bërë traditë në shumicën e darsmave dhe ahengjeve familijare. Shpeshherë ndodh që ambientet e hapura ku mbahen ahengjet familjare të shndërrohen në “arenë” krismash me armëve të kalibrave të ndryshëm.
E kjo mund të përfundojë me fatalitet thotë zëdhënsja e MPB-së Suzana Talevska. Nga MPB informojnë se qytetarët edhe kur gjuajnë me fishekzjarre duhet të lajmërojnë në stacionin policor më të afërt që kanë.
“Dasmat janë gëzim dhe mbledhim familijarë dhe vend për armë nuk ka. Qytetarët lajmërojnë shpesh që gëzhojat kanë dëmtuar muret, tavanin dhe dritaret e shtëpive të tyre. Por më keq ështe kur kemi të lajmëruar njerëz të lënduar. Kemi një rast që ka ndodhur këtë muaj, kur një grua ka qenë e lënduar nga një “plumb qorr” dhe të njëjtës i është dhënë ndihmë në spitalin e Tetovës. Një rast tjetër ku një prind ka lajmëruar se në dhomën e fëmijës së tij ka gjetur një plumb qorr dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”, tha Talevska zëdhënëse e MPB-së.
Për gjuajtje me armë në kremtime, dasma, ahengje, sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, është paraparë gjobë në të holla prej 200 deri në 500 euro ndërsa varësisht nga pasojat, gjuajtja mund të paraqesë edhe vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën është paraparë edhe dënim me burg prej një deri në pesë vite. /KlanMacedonia/