Krim racor në Florida, i riu qëllon për vdekje 3 njerëz me ngjyrë në një dyqan

Krim racor në Florida. Një djalë i ri ka vrarë me armë zjarri 3 njerëz me ngjyrë në një dyqan në Xheksonvill. Djali i bardhë i cili ishte tek të 20-tat hyri në dyqan dhe hapi zjarr pa paralajmërim duke lënë pas dy burra dhe një grua të vrarë. Pas mbërritjes së policisë ai vrau edhe veten.

Ai ishte i pajisur me një pushkë të lehtë gjysmë automatike dhe një pistoletë. Autoritetet e cilësuan ngjarjen një krim të mbushur me urrejtje raciste.

Policia beson se ai ka vepruar i vetëm. Para se të kryente krimin ai ka lënë edhe disa mesazhe për prindërit dhe mediat ku shpjegonte qëllimet e aktit të shëmtuar. Në një prej armëve të autorit u gjet e vizatuar zvastika e Hitlerit, çka ngre dyshime se ai ishte një mbështetës i këtij grupimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share