Krijohet çmimi Gerd Muller: Do t’i jepet golashënuesit më të mirë të sezonit

Të reja në botën e futbollit. Jo vetëm Topi i Artë, trofeu Kopa dhe çmimi Yashin, nga ky sezon France Football do të japë edhe çmimin Gerd Muller.

Lajmi, që ishte në ajër prej kohësh, është konfirmuar në orët e fundit nga profilet zyrtare të medias së njohur. Nga ky vit do të jepet një çmim më shumë.

Trofeu, që i dedikohet ish-sulmuesit gjerman, do t’i jepet golashënuesit më të mirë të sezonit, atij që do të arrijë të shënojë më shumë  gola në ndeshje zyrtare gjatë sezonit, me fanellën e kombëtares dhe atë të klubit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

” Trofeu Muller vlerëson sulmuesin më të mirë që ka shënuar më shumë gola për klubin dhe kombëtaren e tij në ndeshjet zyrtare të sezonit paraardhës.

“Gerd Muller ka qenë një nga lojtarët më të mirë gjermanë të brezit të tij, ka fituar Topin e Artë 1970”, lexohet në profilin në Twitter të France Football Ballon d’or.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share