Akuzat dhe vëretjtet e Grupit të zjarrit për ministrat e BDI-së, për Kreshnik Bekteshin nuk mbajnë. Sipas tij, gjatë kësaj qeverisjeje janë arritur rezultate të larta dhe po realizohen edhe projekte historike.
“Nuk mendoj se mbajnë për shkak se programi i BDI-së që është edhe program qeveritar është program katërvjeçar. Dhe ne kemi rastin që nga nesër të vendosim gurthemelin einvestimit më të madh kapital infrastrukturor që nga pavarësia e Maqedonisë”, tha mes tjerash Bekteshi./KlanMacedonia