Kreshnik Bekteshi nga Fronti Evropian në studion e lajmeve të Klan Maqedoni tha se ligjitmitetin e plotë te shqiptarët e ka Fronti Evropian.
“Për të pasur përgjigjen më konkrete është se procesi i zgjedhjeve u përfundua. Pavarësisht gjithë atyre që ndodhën edhe në KSHZ edhe në administrativen u vërejt tendenca për të ndryshuar rezultatin. Pra Fronti Evropian e humbi një mandat por kjo përseri nuk e cënon legjitimitetin e shqiptarëve. Kemi 15 deputetë të përkatësisë etnike shqiptare në Front dhe 3 tjerë të etnive tjera. Pra kemi filluar të marrim masa ashtu siç paralajmëroni lideri Ali Ahmeti” – tha Bekteshi në Klan Speciale.