Krerët e frontit opozitar me pyetje publike drejtuar pushtetit!

Krerët e frontit opozitar, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi përmes disa pyetjeve publike e kanë sfiduar pushtetin në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me ish kryeministrin e vendit, Nikolla Gruevski.

Pyetjet publike që i kanë quajtur vetë ato janë publikuar nga vetë krerët e këtyre partive brenda një periudhe kohore.

“A është projekti milionësh “ALUMINA” nyja lidhëse e gardës së vjetër politike në RMV në përbërje me Ali Ahmetin, Artan Grubin, Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin me kumbar Ismail Jaoskin – Pucko Petrol?”, pyet publikisht kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ngjajshëm pyet pushtetin edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

“A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasporti javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAEKTORIA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale?”, ka shkruar kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Kurse kreu i Alternativës, Afrim Gashi pyetjen e drejton në lidhje me zërat e fundit që përfliten në opinion me amnestimin e ish kryemistrit, Nikolla Gruevski.

“A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”, pyet kreu i AAA, Afrim Gashi./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share