Kremlini paralajmëron për luftën e tretë botërore nëse Ukraina pranohet në NATO

Raketat ruse goditën më shumë se 40 qytete dhe qyteza ukrainase. Sulmet e reja vijnë një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e quan të paligjshme aneksimin e rajoneve ukrainase nga Rusia.

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, ka deklaruar  se sulmet janë kryer me dronë të prodhuar nga Irani, që njihen si dronë kamikazë. Sipas tij, ekipet e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, por ende është e paqartë nëse ka viktima nga këto sulme. Në Mikolajiv gjatë natës është bombarduar një ndërtesë banimi, teksa luftimet po vazhdojnë në mbarë frontin jugor të Ukrainës.

“Një ndërtesë pesëkatëshe e banimit është goditur, dy katet e sipërme janë shkatërruar plotësisht, ndërkaq pjesa tjetër e ndërtesës është nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në vendngjarje”, tha kryetari i Mikolajivit, Oleksandr Sienkovych, duke shtuar se ky qytet jugor ukrainas është bombarduar në mënyrë masive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rusia ka sulmuar edhe qytetin jugor të Nikopolit, ku një person është plagosur rëndë dhe mbi 30 ndërtesa, tubacione gazi dhe linja elektrike janë dëmtuar. Pasi  aleatët e Ukrainës kanë premtuar më shumë ndihmë ushtarake ka ardhur edhe reagimi i Rusisë. Moska përsëriti qëndrimin e saj se Perëndimi, duke ndihmuar Ukrainën, tregoi se ato janë një palë e drejtpërdrejtë në konflikt dhe paralajmëroi se pranimi i Ukrainës në NATO mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

Kiev e di mirë se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar në Luftën e Tretë Botërore”, tha zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Alexander Venediktov, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi kërkesën për anëtarësim të shpejtë në aleancën ushtarake të NATO-s në fund të shtatorit, pasi presidenti rus Vladimir Putin mbajti një ceremoni në Moskë për të shpallur katër rajone ukrainase  si tokë të aneksuar ruse.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share