KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në veri të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet që janë mbajtur të dielën më 23 prill në katër komunat veriore, raporton Ekonomia Online.

Kryetari, i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se në PZAP nuk ka pasur asnjë ankesë për ditën e zgjedhjeve.

Sipas rezultateve të KQZ-së në komunën e Leposaviqit kryetarë është zgjedhur kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, i cili ka marr 100 vota ose 73.3 për qind. Në komunën e Zubin Potokut, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Izmir Zeqiri, me 197 vota ose 52.2 për qind. Në komunën e Zveçan, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Ilir Peci, me 114 vota ose 59 për qind. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje Erden Atiq, me 553 vota ose 66.9 për qind.

Kryetari, i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se të drejtë ankese për pakënaqësitë palët kanë të drejtë të bëjnë deri nesër në ora 14:00.

Rezultatet janë si në vijim:

Leposaviq: Lulzim Hetemi (VV) – 100 vota ose 73.3 për qind; Albulena Behluli- Hetemi – 34 vota ose 25 për qind; Aleksandar Jabllanoviq – 2 vota ose 1.5 për qind.

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK) – 197 vota ose 52.2 për qind; Flatron Hasani (VV)- 180 vota ose 47.7 për qind

Zveçan: Ilir Peci (PDK) – 114 vota ose 59 për qind; Fetah Peci (VV)- 72 vota ose 37.3 për qind dhe Slagjana Pantoviq- 7 vota ose 3.6 për qind

Mitrovicë e Veriut: Erden Atiq (VV) – 553 vota ose 66.9 për qind, Taulant Kelmendi (PDK)- 193 vota ose 23.4 për qind dhe Betim Osmani – 80 vota ose 9.7 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka bërë të ditur edhe numrin e asamblistëve për komunën e Leposaviqit dhe Zveçanit.

Numri i asamblistëve në komunën e Leposaviqit:

VV: 85 vota, 77,3 për qind- 15 ulëse

PDK: 21 vota, 19,1 për qind – 2 ulëse

Partia Kosovskih Srba: 4 vota, 3,6 për qind- 2 ulëse

Numri i asamblistëve në komunën e Zveçanit:

PDK: 98 vota, 60,1 për qind- 11 ulëse

VV: 65 vota, 39,9 për qind- 8 ulëse /EO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share