Kovaçevski: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në vitin 2024

I pyetur për arsyen e aktiviteteve dhe tribunave të shumta të LSDM-së në kohën e fundit dhe për atë nëse LSDM po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kreu i kësaj partie, njëherë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski thotë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024.

“Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare. Edhe anketa thotë se qytetarët janë të ndarë për ardhmëri evropiane të vendit sepse nëse shihen me kujdes përqindjet e partive që janë për Maqedoni evropiane dhe për anëtarësim në BE dhe partive që janë për bllokim të atij procesi, atëherë prapë shihet dallimi, dhe mund që tani të shihni rezultatin që në vitin 2024 do të kemi president të shtetit që është për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, kurse të tillë mund të propozojmë vetëm ne, LSDM, normalisht me partnerët e koalicionet dhe se do të kemi qeveri në vitin 2024 që prapë do të udhëhiqet nga LSDM dhe partnerët e koalicionit që janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share