Kovaçevski: VMRO-së do ti mbeten më shumë ministri nëse arrin ti largojë gjitha partitë shqiptare nga Qeveria

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në klubin e deputetëve në një brifing me gazetarët tha se VMRO-DPMNE-së do ti mbeten më shumë ministri në arrin ti largojë gjitha partitë shqiptare nga Qeveria, informon Klan M.

”VMRO-DPMNE-së do ti mbeten më shumë vende ministrore nëse arrin ti largojë gjitha partitë shqiptae nga Qeveria. Aleanca për Shqiptarët dhe BESA thanë që nuk duan të marrin pjesë në një Qeveri me VMRO-në” – deklaroi Kovaçevski

Ai mes tjerash tha se nuk do të ndalemi me ndryshimet Kushtetuese, ditëve në vazhdim propozimi do të dorëzohet në Qeveri e pas disa javëve edhe në Kuvend./ KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share