“TRAJANOVI TË MOS BËHET PENG I MICKOSKIT DHE APASIEVIT”
Shumica e re parlamentare është e fuqishme dhe stabile – thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke vlerësuar se kabineti I tij I ri qeveritar në Kuvend do të votohet me së paku 64 vota. Lidhur me vendimin e Lidhjes Demokratike për të braktisur Qeverinë, Kryeministri shpreson se kjo parti nuk do të bëhet peng i Mickoskit dhe Apasievit.
“Vendimi i LD-së nuk cënon fuqinë dhe stabilitetin e shumicës qeveritare. Mund të them se më gëzon deklarata se LD mbetet në rrugën evropiane të vendit, por që në praktikë nuk u konfirmua pasi deputeti I LD-së nuk e votoi Marrëveshjen me FRONTEX. Shpresoj se Trajanovi si një politikan me përvojë nuk do të vehet në situatë sikurse Mickoski të bëhet peng I Apasievit” – tha Dimitar Kovaçevski.
Pas gjashtë viteve, Lidhje Demokratike dhe Pavle Trajanovi, kthehen në opozitë.
Ndërkohë, Zv/Ministri për Pushtet Lokal, Zoran Dimitrovski, që vjen nga radhët e LD-së, ka dhënë dorëheqje dhe ia ka dorëzuar Kryeministrit.
LD-ja ka një pozitë Drejtori në Ndërmarrje Publike, respektivisht në “Gazetën Zyrtare” dhe konform vendimit partiak edhe ai duhet të dorëhiqet.
Pavle Trajanovi deri më 2016 ishte pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, por u largua vitin e njëjtë pas publikimit të “bombave”.
Pas Revolucionit Laraman, Trajanovi dhe LD-ja u bënë pjesë e Qeverisë së LSDM-së. /KlanMacedonia/