Kovaçevski: Unë jam në anën e LSM-së, nuk komentoj vendime gjyqësore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për mediat tha se është në anën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i cili në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp kërkoi përgjegjësi nga Gjykata Supreme nëse janë të sakta informacionet se u miratua një aktgjykim me të cilin u merret shtëpia e punëtorëve.

“Unë jam anëtar i Sindikatës nga viti 1999 dhe jam 100 për qind në anën e LSM-së. Të jetojë Sindikata dhe të jetojnë punëtorët dhe populli punëtor i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi shënoi fillimin e ndërtimit të qendrës logjistike-distributive të LIDL në vend.

Për gjykimin e Gjykatës Supreme, Kovaçevski ka urdhëruar që përgjigjet të kërkohen atje.

“Unë asnjëherë nuk i komentoj vendimet gjyqësore, megjithatë unë jam në anën e LSM-së, tha Kovaçevski.

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov kumtoi se sipas informacioneve me të cilat disponojnë, Gjykata Supreme solli gjykim me të cilin i merret objekti LSM-së.

Trendafilov bëri thirrje në përgjegjësi dhe tha se do të kërkojnë dorëheqje nga kryetari i Gjykatës Supreme, si dhe nga Këshilli i gjykatësve, nëse ka marrë një vendim të tillë.

“Që nga viti 1992 janë bërë tentativa të ndryshme për të rrëmbyer, marrë këtë godinë si Shtëpi Punëtore në interes të disa elitave. Atë që kanë bërë me fabrikat e ndërtuara nga punëtorët, duan ta bëjnë me Shtëpinë e Punëtorëve dhe për shumë vite janë bërë përpjekje të ndryshme, janë bërë procedura të ndryshme për konfiskimin e pronës, por argumentet kanë qenë shumë të forta. Fondet që kemi ndarë ishin shumë të mëdha. Dokumentet që kishim nga miratimi i ndërtimit, nga programi i investimit, nga kontratat e ndërtimit, nga burimet financiare të siguruara nëpërmjet bankës – para sindikale, nga deklaratat e përgjithshme të të gjitha autoriteteve – miratimi për përdorimin e kësaj godine, etj. janë në emër  dhe në llogari të LSM-së dhe askujt tjetër”, tha Trendafilov.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share