Kovaçevski u drejtohet gazetarëve: 10 orë u përgjigja në Kuvend, nëse keni pyetjet e njëjta i keni videot

Në promovimin e investimit gjerman, kryeministri Dimitar Kovaçevski para se të fillojë pjesa e parashtrimit të pyetjeve nga gazetarët, pati një kërkesë për këta të fundit.

“Të ju lus, dje 10 orë u përgjigja në Kuvend u përgjigja në një pjesë të madhe të pyetjeve. Kështu, nëse ka ndonjë pyetje që përsëritet mund t’i merrni videot, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i parashtroni të njëjtat”, tha Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share