Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, gjatë fjalimit të tij në hapjen e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së përmendi agresionin rus në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndërprerje të luftës. Kovaçevski deklaroi se me agresionin rus janë shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare dhe vlerat humane.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është shkelje e çdo konvente ndërkombëtare. Çdo ditë e kaluar tregon se agresioni ushtarak nuk është zgjidhje. Lufta në Ukrainë duhet të ndalojë sa më parë”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Ai gjithashtu përmendi edhe tensionet në vendet e rajonit, nduke bërë thirrje që të lihen anash agjendat nacionaliste.