Kovaçevski: Të marrim një vendim me të cilin të gjithë do të jemi krenarë sepse nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese

Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese dhe kjo është e vetmja e vërtetë të cilën nuk po e them,  nuk po thotë Qeveria e as LSDM-ja, ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian,  tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA, përcjellë Klan M.

Kovaçevski theksoi se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe se për këtë ka garanci të forta nga liderët më të lartë të BE-së dhe nga vetë Bullgaria.

“Gjërat janë mjaft të qarta, nuk mund të ketë kushte të reja për ne. Mesazhet e komunitetit ndërkombëtar ishin gjithashtu të qarta se nuk do të kishte kërkesa të reja. Kancelari Olaf Scholz, gjatë takimit tonë të përbashkët, por edhe publikisht tregoi se Gjermania nuk ka dyshime se nuk mund të ketë kërkesa të reja jashtë Kornizës së vendosur negociuese. Më lejoni t’ju kujtoj se ishte thënë me vendosmëri në Deklaratën e Bundestagut gjerman. Se nuk ka pengesa për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se çështjet bilaterale nuk do ta përcaktojnë procesin e anëtarësimit të vendit në BE, është edhe mendimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borel. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Bullgaria në disa raste. Presidenti i Bullgarisë, Radev, zëvendëspresidenti Jotova, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare, të gjithë ishin shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka kushte të reja, pritshmëritë janë që kushtet e dakorduara të përmbushen në kornizën e negociatave. “, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se nevojitet një konsensus social kombëtar për të arritur përfundimisht qëllimin strategjik që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share