Kovaçevski: S`ka plan për bojkot – votat janë të qytetarëve dhe jo të partive!

ZGJEDHJET 2024

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, hodhi poshtë akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, për skenar të mundshmë të socialdemokratëve dhe integristëve për bojkot në zgjedhjet e 8 majit.

Ai tha se e kanë pranuar mesazhin e dhënë nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve të 24 prillit për gabimet që janë bërë gjatë 7 viteve të fundit, duke u justifikuar me vështirësitë që u krijuan nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo nuk është e saktë. Unë një natë më parë dhash porosi shumë të qartë edhe në mitingun që e kisha në Saraj edhe në atë në Çuçer Sandevë dhe këtu do e përsëris. U bëj thirrje të gjithë votuesve që masivisht të dalin zgjedhje më 8 maj  dhe  të mbështesin kandidatin presidencial  Stevo Pendarovski dhe koalicionin “Për Ardhmëri Evropiane” në zgjedhjet parlamentare. Pra, pa përjashtim të kemi dalje massive që të zgjedhim edhe presidentin  edhe përbërjen parlamentare dhe Maqedonia trë vazhdojë rrugën drej integrimeve evropiane”, tha Dimitar Kovaçevski.

I pyetur nëse tashmë ka nisur bisedimet me partitë politikë shqiptare për të kërkuar prej tyre mbështetje  në rrethin e dytë për kandidatin për president të koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane”, Kovaçevski fokusin e vuri tek qytetarët, duke thënë se askush, as liderët dhe as partitë, nuk i kanë në pëllëmbë të dorës votat e qytetarëve.

Kovaçevski shmangu përgjigjen direkte se a do të bashkojë LSDM-ja forcat me parti politike shqiptare në rrethin e dytë për të mbështetur Pendarovskin.

“Sa u përket bisedimeve me kryetarët e partive, është normale që si kryetarë i partisë Lidhja Socialdemokrate, të kem bisedime më partitë politike  në nivele të ndryshme, edhe unë personalisht bisedoj me partitë politike ne nivele të ndryshme dhe u bëj thirrje të gjithëvë që të kemi dalje masive në zgjedhje”, tha Kovaçevski.

Kreu socialdemokrat deklaroi se pas zgjedhjeve të 8 majit do të nisin reformat në LSDM./tvklan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share