Kovaçevski siguron qytetarët se nuk do të ngelin pa ushqim dhe pa ngrohje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski siguroi qytetarët e Maqedonisë që të jenë të qetë sepse sipas kryeministrit as kategoritë e rrezikuara nuk do të kenë krize gjatë këtij dimri. Ai siguroi se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë dhe sipas tij këtë e siguron masa e re e qeverisë ku janë ndarë 360 milionë euro.

“Askush nuk do te jetë i detyruar që të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit. Paketa e re me masat antikrize që e sollëm të hënën me vlerë 360 milionë euro është hapi i parë për të siguruar se të gjithë qytetarët në shtet sidomos kategoritë e rrezikuara do ta mbijetojnë këtë dimër. Rrymë, ushqim dhe ngrohje duhet të ketë për të gjithë. Puna e dytë është të fillojmë të mendojë si do të duket e ardhmja jonë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski-kryeministër i RMV-së.

Ndryshe ditë më parë  Qeveria erdhi me pako masa anti krizë ku për 42 mijë qytetarë në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3 mijë denarë ndihmë nga Qeveria. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski gjatë prezentimit të masave anti-krizë. Ai tha se janë ndarë 350 milion euro për masat e krizës energjitike dhe ekonomike./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share